Berisha-Rama, njeri sulmon, kurse tjetri kritikon SPAK!

DANIEL MUCAKU
DANIEL MUCAKU
EDITORIAL/ Berisha-Rama sulmojnë SPAK-un

Nga Daniel Muçaku-

SPAK-u mbetet si institucioni me më kredibilitet popullor në Shqipëri. Por jo vetëm këtu, SHBA dhe BE e mbështesin fort. Ishte epoka “DUMANI” që ia lartësoi këtë emër SPAK-ut. Tani e ka drejtimin Klodjan Braho, i cili ka në dorë që forca goditëse e SPAK-ut të vijojë fort mbi korrupsionin e nivelit të lartë, sikurse edhe ndaj krimit të organizuar.

Ndërkohë politika e lartë e mbështet apo sulmon SPAK-un sipas interesit personal apo politik. Berisha dihet publikisht se e ka sulmuar Altin Dumanin me çdo lloj fjalori. Edhe një gjyqtare të GJKKO.

Swiss Digital Desktop Reklama

Masakër verbale e publike u ka bërë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ka disa ditë, qëkur SPAK kërkoi imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku, është Berisha që del si mburojë i prokurorëve që duan kokën e Ballukut.

Nga ana tjetër kryeministri e mbështeste hapur dhe pa hezitim SPAK-un. Edhe në rastet Erion Veliaj, Ilir Meta, Lefter Koka, Ilir Beqja etj, ishte Rama që thoshte ndonjë fjalë kundër sa për kortezi, por në thelb i suportonte prokurorët e Posaçëm.

Pas kërkesës së SPAK për zv/kryeministren, duket se kryeministri ka kritikuar fort SPAK-un duke lenë të kuptohet se ka nevojë për ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, sidomos në raport me masat ndaluese derisa gjykata të jap verdikt final.

Sapo Rama kritikon, del Berisha si mbështetës i SPAK-ut!

Sot lideri demokrat shkroi në profilin e tij në facebook: “Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”.

Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë! Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë!”, shkruan Berisha në Facebook.

Por sapo SPAK të thellojë hetimet për 21 janarin dhe ku priten surpriza nga prokurorët për këtë rast, do të dëgjojmë prapë sulme nga Berisha dhe lavdërime nga Rama.

SPAK-u nuk është Perëndia, por së paku po guxon dhe heton nivelin e lartë të politikës dhe krimit.

E megjithatë nuk do të jetë çudi, që me 83 vota që ka Rama plus 3 të PSD ta ndryshojë Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, e në heshtje Berisha të fërkojë duart se largon zjarrin nga vetja me hetimet që janë duke vluar në SPAK, pas zbardhjes së serverit të kryeministrisë për ngjarjet e 21 janarit 2011.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?