Gafa e Szoboszlai bën xhiron e rrjeteve sociale, shikoni si ja dhuron topin kundërshtarit (VIDEO)

Liverpool triumfoi 4-1 ndaj Barnsley në FA Cup, në një ndeshje ku ylli hungarez Dominik Szoboszlai ishte protagonist absolut.

Szoboszlai shënoi një gol fantastik në minutën e 9, duke treguar kualitetin e tij por më pas, në minutën e 40, bëri një gabim në zonë që i dha Barnsley-t golin e nderit. Mesfushori nuk e vuri re se kundërshtari ishte pranë tij dhe gaboi në një kthim tpo që mendoi se do të shkonte te portieri i tij.

Megjithatë, Liverpool nuk pati vështirësi për të arritur fitoren përfundimtare, me gola të tjerë të realizuar nga Frimpong, Wirtz dhe Ekitike. Në raundin tjetër të FA Cup, “Të Kuqtë” do të përballen me Brighton, skuadër e drejtuar nga trajneri Brajan Gruda, në një ndeshje që premton spektakël dhe sfidë të fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?