Kryeministri Edi Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kreu i qeverisë mori pjesë në samitin e zhvillimit të qëndrueshëm në Abu Dabi. ”Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed, përbën respektin dhe vlerësimin më të madh që i është dhënë ndonjëherë një Kryeministri shqiptar”,-shkruan Rama.
Postimi i plotë
Thellësisht i prekur nga surpriza e paimagjinueshme dhe nderimi i jashtëzakonshëm nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed, përbën respektin dhe vlerësimin më të madh që i është dhënë ndonjëherë një Kryeministri shqiptar.
Këtë nder e pranova me përulësi, plot krenari për Shqipërinë dhe me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, Lartësinë e Tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që më ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët.
KOHA JONË SONDAZH

