Real Madrid hidhet në sulm për yllin e Bayernit, gati oferta në verë

Real Madrid po përgatit një lëvizje historike në merkato, e cila mund të thyejë të gjitha rekordet financiare të klubit dhe të futbollit europian. Sipas raportimit të “Fichajes”, drejtuesit madrilenë janë gati të ndërmarrin një ofensivë të madhe në verën e ardhshme, me synimin për të realizuar transferimin më të shtrenjtë në historinë e “Los Blancos”.

Objektivi kryesor i presidentit Florentino Perez është Michael Olise. Sulmuesi francez, i cili po shkëlqen me fanellën e Bayern Munich, konsiderohet si përforcimi ideal për të ndërtuar sulmin e së ardhmes së Realit. Burimet bëjnë me dije se klubi madrilen është i gatshëm të ofrojë deri në 180 milionë euro për kartonin e tij.

Për të përballuar këtë investim të madh, Real Madrid po planifikon edhe largime të bujshme. Në listën e shitjeve janë dy yjet brazilianë, Vinicius Junior dhe Rodrygo, nga të cilët pritet të arkëtohen rreth 250 milionë euro. Këto fonde do të shërbenin si bazë për realizimin e transferimit të Olise.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç repartit ofensiv, Real Madrid synon edhe një përforcim të nivelit të lartë në mesfushë. Emra si Joao Neves, Vitinha dhe Adam Ëharton janë përmendur vazhdimisht si opsione serioze për të kompletuar projektin ambicioz të madrilenëve për sezonet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?