”Jemi në Kuvend, mos fol me dialekt Myzeqar”, Gogu i kthehet deputetit të PD: Integrimi në BE jo klub barsaletash

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në seancën e kësaj të marte në Kuvend, pati një debat me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogun, lidhur me ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Korreshi me ironi tha se jemi larg integrimit në Europë dhe sipas tij, nuk mund të hyet në Union me ‘brekë të grisura’.

”Ministrat kanë punë të tjera, kanë hapur rrugën për në Europë. Kanë mbetur edhe 2 pllaka për t’u shtruar dhe do të hyjmë në Europë. Jemi 100 vite pas dhe 50 vite anash. Jemi si ajo vallja 3 hapa para dhe 2 mbrapa. Ti thua me reformat, do vemi. Do të fillosh me Reformën në Dretësi? Po. Ty të vjen të tall xhevahiret kryetari i KLGJ-së në Komisionin e Ligjeve. Tall xhevahiret e thotë ‘e kemi ulur me 16 ditë bedlogun’. Edhe shikon robi e thotë ore si u ul stoku i dosjes me 16 ditë. Nga 16 vite u ul me 16 ditë. Po si do vesh ti në Europë, kur e ke sistemin e drejtësisë copë copë. Ju as fati s’po ju ndihmon më ore burrë. Ti do hysh në Europë. Nuk hyet në Europë me brekë të grisura. Merrni furkë e tirrni lesh se vetëm për këtë punë jeni”,-tha Korreshi.

Nga ana e tij ministri Toni Gogu i kërkoi fillimisht që të ruante etikën e të folurës në Parlament. Gogu tha gjithashtu edhe se Korreshi po lunate skeçe të Portokallisë në Kuvend, teksa shtoi se integrimi në Europë është që të bësh përditë nga një punë, siç sipas tij po vepron qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Dy momente po i shijoj pa masë. Një dialektin myzeqar se më kujton fëmijërinë, buzë rremës në Berat, por kemi lëvizur të dy, kemi ardhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet të flasim si ligjbërës. Dhe e dyta, skeçet e portokallisë. Është shumë mirë që t’i mbash copy-rightin këtyre skeçeve, por baltën ti mua nuk ma tregon dot. Sepse unë çohem në mëngjes dhe jetoj në Maknorë, ka baltë atje, ka edhe drita, por baltën zotëri e pastron ai që e sheh dhe që është atje për të pastruar baltën. Siç pastruam baltën e drejtësisë që ti i thoje dje Prokurores së Përgjithshme ‘lavire rrugësh’. Zotëri, integrimi Europian nuk është klub barsaletash, por është që baltën që thua ti, të marrësh atë lopatën dhe ta pastrosh. Nuk është që t’i bësh presion me libër shtëpie gjyqtarëve, por të vesh të ballafaqohesh me drejtësinë”, tha mes të tjerash Gogu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?