Barcelona mund Albaceten dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit
Barcelona arriti një fitore 2-1 në transfertë ndaj Albacetes, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Carlos Belmonte”, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit.
Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 39-të, kur talenti Lamine Yamal realizoi një gol të bukur pas një pasimi perfekt nga Frenkie de Jong, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale për Barcelonën.
Në pjesën e dytë, skuadra blaugrana kontrolloi lojën dhe në minutën e 56-të dyfishoi rezultatin. Mbrojtësi Ronald Araújo u tregua i saktë me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Marcus Rashford, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Albacete nuk u dorëzua dhe arriti të shkurtojë diferencën në minutën e 87-të me një goditje të saktë me kokë nga Javi Moreno, por goli erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e takimit.
Me këtë sukses, Barcelona siguron kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, ndërsa Albacete largohet nga kompeticioni me kokën lart, pas një paraqitjeje të denjë për t’u vlerësuar.
KOHA JONË SONDAZH

