Juventus gati të blindojë fenomenin turk Kenan Yildiz

Juventusi është gati ta kthejë Kenan Yildiz në simbolin e projektit të ri bardhezi, pasi i ka besuar tashmë fanellën prestigjioze me numrin 10. Sipas asaj që raporton “Il Bianconero”, pas interesimit të disa klubeve të mëdha europiane për talentin turk, drejtuesit e Juventusit kanë përshpejtuar lëvizjet dhe ditët e fundit janë shënuar hapa të rëndësishëm përpara në negociatat për rinovimin e kontratës së lojtarit, e cila aktualisht skadon në qershor 2029.

Marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejt dhe firma konsiderohet e afërt, madje mund të vijë që brenda kësaj jave. Me rinovimin e ri, paga e Yildiz pritet të rritet ndjeshëm nga 1.7 milionë euro neto në sezon në rreth 6 milionë euro neto, plus bonuse.

Ai do të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës, sidomos në kushtet kur largimi i Dusan Vlahovic në fund të sezonit shihet pothuajse i sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?