Prefekti i ri i Tiranës, Shkëlqim Hajdari i pranishëm në derbin Tirana-Dinamo

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, i luajtur pak minuta më parë në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe i mbyllur në barazim 1-1, u ndoq nga afër edhe nga prefekti i ri i Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

Hajdari ishte i pranishëm në tribunën zyrtare, i ulur mes dy presidentëve të klubeve rivale, atij të Tiranës Refik Halili dhe të Dinamo City-it, Adrian Bardhi.

Prania e tij në këtë përballje të ndezur të futbollit shqiptar u pa si një sinjal afrimi dhe vëmendjeje ndaj sportit dhe rolit që ai luan në jetën sociale të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja, e karakterizuar nga ritëm i lartë dhe rivalitet i fortë në fushë, përfundoi pa fitues, me nga një gol për secilën skuadër. Barazimi pasqyroi ekuilibrin mes dy ekipeve, ndërsa në tribuna u vu re një atmosferë e qetë dhe e organizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkëlqim Hajdari mbetet një personazh emblematik në Tiranë, por jo vetëm.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?