Gjykata rrëzoi kërkesën për sigurim padie të aktores për “Diella”
Aktorja Anila Bisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila rrëzoi kërkesën për sigurim padie të aktores për pezullimin e ministres virtuale “Diella” që ka zërin dhe imazhin e saj.
Pala paditëse pretendoi se kontrata ishte vetëm për asistente virtuale, por ajo është shkelur. Pritet që çështja të kalojë në seancë themeli ku aktorja kërkon dëmshpërblim 1 milion euro për prishje imazhi. Bisha është shprehur se nëse nuk do ia dalë me gjykatat shqiptare, do e çojë çështjen deri në Strasburg. Kjo pasi Bisha pretendon se i janë marrë të drejtat personale për ministren Diella, pa asnjë kontratë.
“Ky është vendimi i gjykatave shqiptare! Mua më përdorën të drejtat personale për ministre pa asnjë kontratë dhe gjykata këtë nuk e merr fare parasysh. Por unë do të vazhdoj padinë time më tej. Nëse nuk ja dal me gjykatat tona, absolutisht çështjen do e çoj në Strasburg!”, thuhet në reagimin e aktores Anila Bisha për Report TV.
KOHA JONË SONDAZH

