Gafa e Leonorës, e quan ”ajo” Londrimin
Gjatë finales së madhe të Big Brother VIP Kosova, në momentin kur u transmetua klipi përmbledhës për rrugëtimin e Londrimit, në studio nisi menjëherë diskutimi nga opinionistët për kontributin dhe ndikimin e tij në këtë edicion.
Një moment i papritur solli të qeshura në studio. Opinionistja Leonora Jakupi, teksa po fliste për këngëtarin nga Peja, iu referua atij me përemrin “saj”.
”Londrimi pa dyshim ka qenë lezeti i asaj shtëpie, i cili ka dhënë shumë ngjyra jo vetëm shtëpisë së Big Brotherit, por të gjitha shtëpive tona. Ai i cili me zërin e saj”, u shpreh ajo, përpara se ta korrigjonte menjëherë veten dhe të thoshte “tij”.
Në atë moment pati disa të qeshura në studio, ndërsa situata u kalua me qetësi dhe diskutimi vijoi normalisht, duke u fokusuar sërish tek rrugëtimi dhe roli i Londrimit në këtë edicion të BBVK 4.
KOHA JONË SONDAZH

