“Bordi do vendosë çmimin tavan”, Kadiu: Nëse ka shkelje, gjobitet dhe i hiqet licenca

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturë dhe Energjisë, Besian Kadiu sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se si do të funksionojë Bordi i Transparencës dhe përfitimet nga ulja e tarifës së akcizës me 20% për karburantet pas krizës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se Bordi do të vendosë çmimin e tabelës, i cili do të jetë i unifikuar dhe nëse konstatohen mbi këtë çmim subjektet do gjobiten dhe do iu hiqet licenca.

“Bordi në fakt është një mekanizëm i cili po kthehet për herë të dytë. Ne e dimë tashmë çfarë veprimtarie realizohet nga bordi, si është përbërja e tij. Bordi është një strukturë që krijohet në bazë të ligjit 84/50 për tregtimin e hidrokarbureve në vend. Bordi është vendosur për herë të parë në krizën e parë që pësuam dhe që nuk është shumë larg në fakt, që pësuan tregjet e hidrokarbureve dhe jo vetëm këto, por edhe të energjisë në përgjithësi, për shkak të luftës në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot jemi në një situatë tjetër ku patjetër edhe Shqipëria, si një konsumator i hidrokarbureve shumë i vogël, duhet ta theksojmë këtë, ndikohet nga efektet që po vijnë nga lufta në Iran. Bllokimi i ngushticës së Hormuzit patjetër ka sjellë një pengesë të qarkullimit të hidrokarbureve, të cilat patjetër vijnë edhe në tregun e Mesdheut, ku ne jemi pjesë, nga i cili marrim furnizimin kryesor me hidrokarbure.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bordi do të veprojë në të njëjtën mënyrë, nën të njëjtat rregulla siç kanë qenë. Bordi është një mekanizëm transparence. Bordi do të vendosë çmimin e tabelës, i cili do të jetë i unifikuar në vend, pra çmimi tavan do të jetë i unifikuar; mbi këtë nuk do të lejohet. Shpresojmë të mos kapë 250 lekë. Ky tavan është i ndryshueshëm, bazuar në çmimet.

Bursa e hidrokarbureve është bursë ditore. Çdo bursë në sektorin energjetik bazohet në bursën e ditës në avancë. Bursat e ditës në avancë tregojnë, në varësi të gjendjes fizike të produktit, mundësisë së tij të qarkullimit, por edhe reagimeve për shkak të ndikimeve të veprimeve politike dhe gjeopolitike, na tregojnë çmimin që do të ketë hidrokarburi në ditën që do të vijë.

Ky çmim rrjedhimisht do të ndikojë dhe ndikon në gjithë tregjet e shitjes me pakicë të hidrokarbureve. Në rastin e Shqipërisë, për shkak se jemi treg i vogël dhe e gjithë veprimtaria bëhet në bazë të çmimit në avancë placë. Pra, një nga çmimet është çmimi i Mesdheut, që merret në referencë nga Bordi i Transparencës për të përcaktuar tavanin si çmim fundor te konsumatori.

Nëse çmimi i vendosur nga bordi shkelet, atëherë lind e drejta që të gjobitet subjekti dhe deri në heqje licence. Kemi dy momente, dy nivele ku tregtohen hidrokarburet: kemi shumicën, për të cilën, nën skemën e Bordit të Transparencës, kemi një çmim maksimal të fitimit që mund të realizojë tregtari i shumicës, dhe shitjen me pakicë.

Bordi dhe task-forca i monitorojnë të dyja këto nivele, si shumicën ashtu edhe pakicën, por te pakica patjetër e kemi më të lehtë, sepse shohim çmimin në tabelë”, tha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

E dëmton 4368 (77.1%)
Nuk e dëmton 1301 (22.9%)

Vota totale: 5669