Puthje dhe përqafime mes Mateos dhe Brikenës në ‘Big Brother VIP Albania’

Raporti mes Mateos dhe Brikenës në “Big Brother VIP Albania 5” po bëhet gjithnjë e më i afërt, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Dy banorët kanë kaluar ditët e fundit pranë njëri-tjetrit, shpesh të përqafuar, ndërsa janë shfaqur edhe në momente intime brenda shtëpisë. Afërsia e tyre po komentohet gjerësisht nga ndjekësit e formatit.

Marrëdhënia mes tyre u rregullua pas një momenti të mëparshëm, kur Mateo tentoi t’i vidhte një puthje Brikenës, veprim që fillimisht e mërziti këtë të fundit. Modelja nga Kosova u shpreh se preferon që gjërat të ndodhin spontanisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Brikena ka bërë të ditur se ka pëlqim për Mateon dhe dëshiron ta njohë më mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, duke qenë në nominim, ajo ka shprehur gatishmërinë që, nëse del nga shtëpia, të vazhdojë njohjen me të edhe jashtë formatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?