Polonia në ankth, dy nga futbollistët kryesorë nuk u stërvitën me grupin të martën (VIDEO)
Kombëtarja e Polonisë ka zhvilluar një seancë të hapur stërvitore të martën, në prag të ndeshjes së “play-off”-it për Botërorin kundër Kombëtares sonë. Sipas raportimeve nga mediat polake, dy nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Piotr Zieliński dhe Jakub Moder, nuk u stërvitën me grupin, por zhvilluan një program individual në anë të fushës. Kjo situatë ngriti menjëherë shqetësime për gjendjen e tyre fizike, duke qenë se bëhet fjalë për dy elementë shumë të rëndësishëm të mesfushës polake.
Zieliński konsiderohet një nga lojtarët më të mirë të Polonisë dhe mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për ekipin. Nga ana tjetër, Moder ka pasur probleme fizike gjatë sezonit, duke rikthyer formën e tij vetëm në muajt e fundit.
Megjithatë, nga kampi polak vijnë sinjale qetësuese. Zëdhënësi i kombëtares, Emil Kopański, ka sqaruar se të dy lojtarët janë mbajtur veçmas vetëm për të ulur ngarkesën fizike dhe për të shmangur çdo rrezik të panevojshëm.
“Janë paksa të veçuar për të reduktuar ngarkesën. Ndjejnë lodhjen e ndeshjeve të kampionatit, por nuk ka vend për panik. Pjesëmarrja e tyre në ndeshjen e së enjtes nuk është në rrezik”, është shprehur ai. Sipas mediave, të dy futbollistët kanë ndjerë shqetësime të lehta muskulore, por jo në një nivel që të rrezikojë aktivizimin e tyre në sfidën vendimtare ndaj Shqipërisë.
‼️ Piotr Zieliński i Jakub Moder wciąż w treningu indywidualnym pic.twitter.com/WMXSRkXXnM
— Dominik Wardzichowski (@dwardzich22) March 24, 2026
KOHA JONË SONDAZH

