VIDEO/ Ministri Lamallari: Profesionistë nga policia dhe ushtria i bashkohen “Illyrian Guard”

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur se profesionistë me përvojë nga Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura po i bashkohen kompanisë së sigurisë “Illyrian Guard”, forcës që sipas tij “rritet çdo ditë me njerëz të përkushtuar dhe me standarde të larta”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari nënvizoi se “Illyrian Guard është e hapur për profesionistë që duan të bëjnë diferencën, që besojnë te disiplina, integriteti dhe shërbimi me dinjitet”. Ndërkohë, drejtori i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho, vuri në dukje rëndësinë e përvojës së kandidatëve që i bashkohen kompanisë. Spaho shtoi se Illyrian Guard synon të ndërtojë një ekip të fortë dhe të besueshëm.

“Përvoja juaj dhe eksperienca juaj nuk është thjeshtë një aspekt profesional, por një forcë që frymëzon, besim, disiplinë dhe siguri. “”Illyrian Guard” mbetet gjithmonë për profesionistë me integritet që vijnë nga fusha e policisë dhe ushtrisë, që duan të ndërtojmë diçka më shumë sesa një vend pune, një ekip të fortë, të besueshëm, dhe me standarde të larta. Së bashku mund të krijojmë një model suksesi, ku të ndërthurim eksperiencën tuaj dhe vizionin tonë, për të çuar përpara misionin e përbashkët”, tha Spaho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, një prej punonjësve të rinj, Leonard Zaçe, tregoi eksperiencën e tij. “Kam punuar si ushtarak në ushtri prej 6 vitesh, më pas kam punuar në zjarrfikëse në qytetin e Lushnjës. Aplikona për punë në “Illyrian Guard”, meqë ishte një kompani serioze, kushtet e punës janë të kënaqshme dhe paga shumë e mirë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Kasem Cakoni, me përvojë 10-vjeçare në ushtri, tha se zgjedhja për t’u bashkuar me kompaninë lidhet me kushtet që ofron kompania e sigurisë. “Quhem Kasem Cakoni nga qarku Dibër, kam punuar 10 vjet si ushtarak në divizionin e Burrelit, u hap si variant pune në “Illyrian Guard” dhe aplikova ngaqe më pëlqeu paga, siguria, puna dhe do të punojmë me përkushtim”, tha ai. “Illyrian Guard” Sh.A është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të sigurisë fizike dhe operative për individë, biznese dhe institucione.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?