Aeroporti i Amsterdamit anullon me dhjetëra fluturime për shkak të reshjeve të borës

Placeholder Image

Në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, janë anuluar dhjetëra fluturime këtë të dielë për shkak të reshjeve të borës që pritet të arrijnë në Holandë pasdite, raporton agjencia “Reuters”.

Uebfaqja e aeroportit rreth mesditës ka treguar se 150 fluturime janë anuluar. Ndërkohë kompania ajrore holandeze “KLM”, ka njoftuar përdoruesit, se ka anuluar 65 fluturime nëpër Evropë të parapara për sonte.

Bora ka shkaktuar rrëmujë edhe në aeroportin e Mynihut, ku janë anuluar shumë fluturime.

SHKARKO APP