Ahmeti: Do ta mbrojmë legjitimitetin e votës shqiptare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, thotë se Fronti Evropian është përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo koalicioni VLEN, që tani është pjesë e shumicës së re parlamentare dhe pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Nga ana tjetër, Ahmeti shtoi se BDI-ja dhe Fronti Evropian janë përfaqësues legjitimë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, andaj edhe paralajmëroi “aktivitete për mbrojtjen e votës së shqiptarëve”.

Në paraqitjen para mediave së bashku me drejtuesit e Frontit Evropian që përbëhet nga disa parti shqiptare dhe katër parti të etniteteve tjera, Ahmeti tha se çdo përpjekje për të “shkelur në vullnetin e shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera, do të kundërshtohet fuqishëm nga Fronti Evropian”.

SHKARKO APP