Aksidenti me 10 viktima në Kroaci/ Reagon Basha: E rëndë, i bashkohem dhimbjes së familjarëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci ku një autobus i Kosovës me rreth 60 pasagjerë doli nga rruga, teksa humbën jetën 10 persona.

Teksa shprehet i tronditur nga kjo tragjedi, Basha iu shpreh ngushëllimet të afërmve të viktimave dhe iu uron shërim të shpejtë të lënduarve.

“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha./D.M-kohajone

SHKARKO APP