1.2 miliardë euro për ujin dhe rezultati: depozita, bote, ujë i ambalazhuar!!

Nga Petrit Vasili

1.2 miliardë euro per ujin rezultati: Depozita,bote,uje i ambalazhuar!!
Edi Rama deklaron se 1 miliard e 200 milionë euro janë shpenzuar nga qeveria për ujin.
Ja çfarë deklaron Rama:
“Këtu kam një vlerë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare nga viti 2014. Janë mbi 1 miliardë euro, që të jemi të saktë fare është 1 miliard e afro 200 milionë euro”.
Rezultati i kësaj grabitje te 1 miliard e 200 milionë euro është.
1.Rritja e çmimit të ujit me 40%.
2.Vazhdojnë qindra mijëra depozita uji anë e mbanë vendit mbi pallate, oborre e ngado.
3.Qytetarët blejnë ujin me botë.
4.Qytetarët blejnë ujë të ambalazhuar se uji i pijshëm është i pasigurtë.
5.Siguria sanitaro-higjenike e ujit është në gjendje të mjeruar.
6.Qindra qytetarë të helmuar nga uji i ndotur dhe i pakontrolluar nga qeveria e shpartalluar.
Shqipëria nuk ka SPAK se po të kishte do t’i kishte çuar me kohë para drejtësisë Ramën me gjithe batakçinjtë që ka nga pas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?