1/3 e territorit e mbjellë me kanabis, Voda ”sulmon” median ”Rai 3”

”Udhëtim në zemër të shpërndarjes së drogës në Shqipëri”. Ky është titulli i një reportazhi për Shqipërinë nga ”Rai 3”. Programi ”Narcotica” i Tg3 ka ardhur në Shqipëri, ku dy realizuesit, Valerio Cataldi dhe Raffaella Pusceddu, kanë sjellë mbrëmjen e kaluar historinë e drogës në Shqipëri duke nisur nga Lazarati dhe deklaratat e prokurorit italian.

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, i cilëson të pavërteta gjetjet e dokumentarit të “Rai 3″, sipas të cilit 1/3 e sipërfaqes së Shqipërisë është e mbjellë me kanabis. Sipas Vodës, ky është thjesht një lajm mediatik. ”Duhet përgëzuar puna e policisë, janë pakësuar sipërfaqet me kanabis”. Nga ana tjetër, Voda ka deklaruar se nuk kanë të dhëna që mafia afgane drejtohet nga persona shqiptarë. ”Është bërë luftë e madhe dhe nga Policia e Shteti janë venë në pranga dhe persona të famshëm”.

Gazetari italian Valerio Cataldi e mbylli dokumentarin e titulluar “Narcotica” me një udhëtim në Shqipëri, ku për 5 javë rresht ka rrëfyer trafikun e drogës në trekëndëshin Meksike-Kolumbi-Shqipëri e me destinacion Italinë dhe Europën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dokumentarit, grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar ndjeshëm në trafikun e lëndëve narkotike, aq sa po kërkonin të blinin një nëndetëse për të të kaluar kokainën e ardhur prej Amerikës së Jugut përmes Mesdheut. Ndër të tjera thuhet se në vitin 2017 në Shqipëri u reduktua ndjeshëm kultivimi i kanabisit, por së fundi ka një rritje të madhe të sipërfaqeve të mbjella më kanabis.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?