1 528 tatimpagues ende nuk kanë kryer deklaratën e tatimit mbi fitimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve apelon tatimpaguesit mosdeklarues për tatimin mbi fitimin për vitin 2016 dhe 2017, për përmbushjen e detyrimeve të tyre.

Për tatimpaguesit mos deklarues, sipas procedurave të përcaktuara, sistemi bën vlerësime automatike nga zyra të detyrimit tatimor.

Njoftim – vlerësimi, i lëshuar pas vlerësimit automatik nga zyra, për tatimpaguesit mos deklarues nuk mund të apelohet. Tatimpaguesit, informon Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të cilët nuk janë dakord me këtë njoftim vlerësimi, mund të paraqesin deklaratën e tyre tatimore, e cila anulon tërësisht vlerësimin tatimor nga zyra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat që disponon DPT, rezulton se janë 3 871 tatimpagues të cilët ende nuk kanë dorëzuar deklaratën e tyre të tatimit mbi fitimin të vitit 2016, ndërsa për vitin 2017 janë 1 528 tatimpagues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët nuk kanë dorëzuar këtë deklaratë edhe pas rivlerësimit automatik për vitet 2016 – 2017, të përmbushin këtë detyrim, qoftë me zero për ata që gjatë këtyre viteve nuk kanë pasur aktivitet ose mund të kenë qenë me statusin pasiv, si dhe për ata të cilët kanë qenë aktivë dhe kanë kryer aktivitet. Këta të fundit duhet të bëjnë dorëzimin e deklaratave normale./ata

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?