1.6 milionë euro për Ministrinë e Brendshme

 

Rregullimet e fasadave të ministrive janë një ndër aktivitetet më energjike të qeverisë.

Por, sa na kushtojnë ato? Të paktën në rastin e Ministrisë së Brendshme, mund ta mësojmë nëpërmjet shpalljes së tenderit.

Ja teksti i kërkesës për oferta, shpallur nga Agjencia e Prokurimit Publik:

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME, DREJTORIA E PROKURIMEVE TË PËRQENDRUARA,TIRANË

Autoriteti Kontraktor: Ministria e Puneve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara, Tiranë; Adresa: Sheshi “Skenderbej”, Nr. 3, Tel. +355 42 256 851

Procedura e Prokurimit është “Procedurë e hapur”

Objekti: “Restaurimi i godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme”

Fondi limit 229 378 112.73 (dyqind e njëzet e nëntë milion e treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e njëqind e dymbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) Lekë pa TVSH.

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit.

Afati i ekzekutimit te kontrates: deri ne 31.12.2015

Hapja e Ofertave do të bëhet në datën 09/06/2015 Ora: 12:00.

Afati i fundit për pranimin e dokumentave në datën 09/06/2015 Ora: 12:00.

SHKARKO APP