1.8 milionë Euro për romët

Sarajevë, 8 prill 2016- Në ditën Ndërkombëtare të Romëve, sekretari përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç, tha se ky është një rast i mirë për të kujtuar, pasurinë kulturore dhe të larmishme të Romëve- minoritetit më të madh etnik në rajonin e Ballkanit.

 Në ditën Ndërkombëtare të Romëve, Këshilli Bashkëpunimit Rajonal, njoftoi një projekt tre vjeçar  për integrimin ekonomik të Romëve në rajonin e Ballkanit.

Projekti prej 1.8 milionë Eurosh është një vazhdimësi e Dekadës së Romëve (2005-2015) dhe financohet nga BE dhe Fondacioni për Shoqërinë  e Hapur.

Projekti nis zyrtarisht në qershor 2016. Ka shumë sfida me të cilët romët përballë çdo ditë si- diskriminimi, mungesa e shkollimit, papunësia dhe pamundësia për të marrë shërbime shëndetësore, për të patur shtëpi..

“Përpjekjet në të shkuarën nuk kanë qenë aq të suksesshme sa priteshin dhe në të njëjtën kohë dekada rome ka dhënë disa mësime të vlefshme për shoqërinë dhe institucionet që të përfshijnë më shumë romët. Nuk ka shkop magjik- por Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (KBR) është i vendosur në përpjekjet për t’i dhënë fund diskriminimit të të gjithëve qytetarëve në rajon dhe për të siguruar për të gjithë një të ardhme më të mirë dhe të sigurtë – tha sekretari përgjithshëm i KBR- Svilanovic.

Projekti përfshin 7 vendet të rajonit, Shqipërinë, Bosnjë- Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Projekti do të merret me politikat e punësimit, shëndetësisë, arsimit, regjistrimi në gjendjen civile, varfëria dhe barazia gjinore.

SHKARKO APP