1 e vdekur, 3 të plagosur! I përplas makina në stacion

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 13:00 të 19 korrikut 2015 në aksin Shkodër- Bushat.

Automjeti tip Ford Fiesta me targa AA 694 KJ ka shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik në segmentin rrugor Shkodër- Bushat në vendin e quajtur Bahçallek.

Një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e madhe ka bërë që automjeti tip Ford të përplasë 4 shtetas, të cilët ishin në anë të rrugës duke pritur autobusin e qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë katër persona janë dëmtuar nga ky aksident, prej të cilëve një grua rreth të 50-ave në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo humbi jetën në spital pak më vonë.

Nga sa mësohet pasi ka humbur kontrollin ndaj mjetit drejtuesi ka përplasur 4 personat që po rrinin në anë të rrugës në pritje të autobusit urban, dhe më pas është përplasur për një kioskë.

Kanë qenë banorët e zonës dhe dëshmitarët e ngjarjes të cilët kanë vrapuar në ndihmë të të aksidentuarve.

Tre të aksidentuarit tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Ora

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?