1 Euro shkon 97 Lekë! Eksperti: Kush përfton nga rënia e monedhës evropiane

Euro sot kapi nivelin minimal të këmbimit me lekun, 1 me 100 lekë. Analistet e tregut janë përgatitur për uljen e ndjeshme të euros në tregun tonë gjatë verës, ndoshta dhe për 1 euro me 98 lekë, duke parë fluksin e shtuar të monedhës evropiane në Shqipëri, nga vizitorët e shumtë të huaj, dërgesat e emigrantëve, investimet e huaja direkte dhe paraja informale dhe e pistë.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha në një intervistë për Euronews Albania se deri në verë 1 euro pritet të këmbehet me 97 lekë. Nga kjo rënie sipas tij përfiton së pari qeveria, që gjysmën e borxhit e ka në euro ndërsa të ardhurat i ka në lekë.

“Këtë vit parashikohet të ketë edhe më shumë vizitorë të huaj, dërgesat e emigrantëve janë gjithnjë në rritjen, parashikohen 1,1 mld këtë vit. Kemi një cunami eurosh që e bëjnë të pamundur rënien e vlerës së euros. Nga kjo situatë përfiton së pari qeveria, që gjysmën e borxheve i ka në euro, dhe ngaqë ulet euro dhe te gjitha të ardhurat i ka në leke, ul edhe borxhin. Ndikimin më negativ nga rënia e euros e ka industria. Deri tek 1 euro me 97 lekë pritet të shkojë gjatë sezonit veror”, tha ai për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?