1 kg larg medaljes, flet Çalja: Rezultat historik, më i miri për sportin shqiptar!
Peshëngritësi shqiptar Briken Çalja arriti një sukses historik ditën e sotme duke u renditur në vendin e katërt, vetëm 1 kg larg podium për medalje. Pas përfundimit të garës, Çalja e cilësoi një rezultat të jashtëzakonshëm.
‘Me rezultatin jam jashtëzakonisht i kënaqur. Mos të harrojmë se në shtytje dola i treti, një rezultat fantastik. Rezultati më i mirë i sportit shqiptar në histori. Mos të harrojmë se unë kam zënë vendin e gjashtë në Londër, të pestin në Rio.
Isha vetëm një vend larg medaljes, por ky është sporti. Është rezultat historik. Dua të falënderoj familjen time jashtëzakonisht shumë, për shkak se kemi kaluar një situatë jo të mirë. Falënderoj Zotin që ka dal mirë gjithçka. Duhet të jemi të lumtur për rezultatin, është rezultat historik dhe jam shumë i lumtur”, tha Çalja për “Koha Ditore’’.
KOHA JONË SONDAZH

