1 mijë efektivë angazhohen për protestën e sotme

Drejtues të Policisë së Tiranës dhe Departamentit të Antiterrorit sapo kanë përfunduar një mbledhje në Ministrinë e Brendshme për sa i përket menaxhimit të situatës gjatë protestës së sotme.

Mësohet se rreth 1 mijë efektivë do të angazhohen. Në shërbim të përforcuar do jenë gjithë komisariatet e Tiranës. Po kështu FNSH, Renea dhe forca të gatshme nga qytetet e tjera do të jenë në të gatishmëri në rast se do ketë nevojë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur protestë sot në orën 16:30, të cilës do ti bashkohet edhe opozita.

SHKARKO APP