1 miliard USD në Sazan! Skenarët konspirativë me Trump, Soros dhe nevoja e Shqipërisë për investimet e markave të mëdha

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri? Me të drejtë lajmi nuk u ka pëlqyer të gjithëve: shifra, marka, personazhet, investitorët, subjektet shënojnë një rekord, madje shumë syresh.

Së pari, plani për investimin e 1 miliardë dollarëve në Sazan dhe Zvërnec nga dhëndri i ish-presidentit amerikan Trump tërhoqi vëmendjen e New York Times dhe Bloomberg media më shumë se prestigjoze, që i trajtuan këto lajme në një dritë pozitive duke e permendur Shqipërinë si destinacion që mund të thithë investime të mëdha.

Lajmi i mirë është ndarë edhe nga vetë investitori, Jared Kushner i cili ka në pronësi “Affinity Partners” dhe ka publikuar disa fotografi nga projekti fillestar se si do të duket resorti turistik në Sazan.

Kompania e dhëndrit të Trump ka mbështetjen financiare të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, pasi pjesë e projektit është edhe rrjeti i hoteleve me pesë yje Aman Resort. Së dyti, përkundër këtij ‘lajmi botëror’ në mediat më presigjoze ndërkombetare, nuk kanë munguar edhe interpretimet halucinante dhe kontradiktore, spekullime të shumta deri tek e pamendueshmja në këtë rast: Përfshirja edhe e të famshmit – Charles McGonigal – tashmë i dënuar i drejtësisë amerikane- si ndërmjetës mes dhëndrit të Trump dhe Ramës! Ky hamendësim jo vetëm larg të vërtetës, por është edhe shumë kontradiktor, duke qenë se qëndrimi i ish-presidentit amerikan, Trump pas arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI-së, ka qenë dënues ndaj këtij të fundit duke u shprehur në një reagim në rrjetin social “X” për McGonigal që “të përvëlohet në ferr”.

Kontradiksioni i dytë janë spekulimet e kahershme për rreshtim të kryeministrit Rama nga njëra anë me George Sorosin që njihet si kundërshtar kryesor i Donald Trump dhe nga ana tjetër me vetë Donald Trump që është në luftë me multimiliarderin.

Këto tip shpjegimesh- alla konspirative, vendosin vetë dhëndrrin e Trump në një pozicion te pakonceptueshëm: ai është në krah të Charles McGonigal, për të cilin Donald Trump është shprehur publikisht që “të shkojë në ferr”.

Përtej këtyre kontradiksioneve dhe aludimeve, lajmi që në Shqipëri po afrohen investitorë të mëdhenj strategjikë vlen të mbetet i ndarë nga spekulimet, duke mos i ngatërruar pozicionet e askujt në këtë histori, as të kryeministrit të vendit, as të personazheve të tjerë larg kësaj historie si Trump dhe Soros apo Jared Kushner, i cili është thjesht një investitor në biznesin e vet.

Nëse të gjitha spekullimet lidhur me pikënisjen e këtyre investimeve, të mos kishin gjithë këto kontradiksione, kjo do të ishte gjysma e së keqes! Kritika për këtë investim të rendit 1 miliard, pikërisht në turizëm, pikërisht në atë sektor që Shqipëria po kërkon të dalë në pah në tregun e egër të argëtimit, nuk merr parasysh asnje rrethanë në të cilat zhvillohet joshja për të tërhequr të tilla investime madhore dhe prestigjoze!

Të mendosh që Shqipëria ka ligj që jep shumë favore dhe quan ‘investitor strategjik’ me mbi 50 milionë dollarë, kurse ‘Sazani’ është 200 herë më i madh! Kush mendon se investimet e huaja vijnë nga lajmërimet e AIDA-s, Agjensia e Investimeve të Huaja, jeton jashtë kohe! Dhe të mendosh se Shqipëria e kundërshtarëve të “djathtë” të Edi Ramës, që në mesin e viteve 90- kishte shpallur ‘Shqipëria 1 markë’ apo pas 2005 ‘Shqipëria 1 euro’ meqë marka nuk kishte më!

Edi Rama, përmes marrëdhënieve ndërpersonale dhe aftësisë së tij në marrëdhëniet publike, nuk ka parë targa idologike apo identitare, por ka vepruar si pragmatist për një nevojë jetike të Shqiperisë: investime të medha, të markave të mëdha! Ky i Sazanit e Zvërnecit është një rast i tillë!

SHKARKO APP