1 minutë heshtje nga protestuesit për 14-vjeçarin
Aktualitet E Martë, 19 Nëntor 2024 18:11
Edhe pse me një mot me shi, demokratët janë bërë bashkë para Parlamentit, teksa pritet që të miratohet projekt-buxheti i vitit 2025 në Kuvend. Në një moment, protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Ashtu siç ka paralajmëruar edhe lideri i PD-së Sali Berisha, protesta mbahet kundër projekt-buxhetit 2025, që opozita e konsideron antisocial.