1 mld lekë transaksione në 3 ditë, arrestohet në Tiranë italiani

 

Policia ka arrestuar një shtetas italian, i cili ka kryer transaksione me vlerë rreth 1 miliard lekësh në banka të ndryshme në shtete të ndryshme, më datë 03-06 tetor 2015.

Në kuadër të operacionit “Transaksioni”, Sektori për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit bëri të mundur arrestimin e Stefano Bottura, 43 vjeç, lindur ne Firence, i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 8 vite e 11 muaj burg për mashtrim dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”.

Së bashku me këtë shtetas gjatë shoqerimit ishin dhe shtetasit K. S. 23 vjeç, dhe  D. P. 47 vjeç.

Ndaj tyre filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të ” Moskallëzimit të krimit”.

Në përfundim të këtij operacioni policor u sekuestruan me cilësinë e proves materiale:

-Një mjet tip fuoristradë Mercedes Benz ML
-Një aparat POS i Raiffaisen Bank
-850.000 leke të reja
-60 karta bankare të ndryshme në pronësi të ndryshme
-8 telefona celularë dhe Ipod
-2 kompjutera portabël
-Bizhuteri të ndryshme floriri etj
-Dokumentacion i ndryshem në lidhje me transaksione të kryera, fatura, kontrata pune, deklarime tatimore etj.

Po vazhdon hetimi për dokumentimin e mëtejshëm të veprës penale dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve të këtij shtetasi./Ora

SHKARKO APP