1 muaj Covid-19 në Shqipëri, ja çfarë ka ndodhur

Mëngjesin e 9 marsit, Ministria e Shëndetësisë do të bënte me dije se në Shqipëri u identifikuan 2 rastet e para me Covid-19. Nga ajo ditë deri më sot, janë 400 të prekur, 22 viktima dhe 154 janë të shëruar. Që pas rasteve të para, disa ditë më pas qeveria mori masa të menjëhershme, duke pezulluar çdo lëvizje të mjeteve, mbylljen e shkollave, pezullim të Drejtësisë, lëvizje me orar, deri më sot që qytetarët “kërcënohen” me burg nëse shkelin masat dhe rregullat e qeverisë. Kufijtë janë mbyllur edhe pse në dogana në këro ditë janë parë shqiptarë që presin me ditë të tëra për të hyrë në atdhe. Në këtë muaj ekonomia ka pësuar tronditje dhe ekspertët flasin për kolpas por qeveria thotë se ka siguar bizneset dhe individët e prekur përmes “pagës së luftës”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

 

SHKARKO APP