1 muaj nga vr@sja e Martinit, babai: Besojmë veç tek Amerika për të vërtetën
Sot bëhet një muaj nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën gjatë një sherri me bashkëmoshatarin. Shumë qytetarë kanë vendosur qirinj në derën e shkollës “Fan Noli”, ku ai studionte.Pas letrës drejtuar Ambasadës Amerikane në Tiranë, babai i të ndjerit Martinit shprehet i zhgënjyer se nga institucionet shqiptare ende nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është dhënë asnjë dorëheqje lidhur me ngjarjen. Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai tregoi se përveç shqiptarëve këtu dhe nëpër botë, askush nuk i është ofruar për ndihmë.
”Jemi shumë të rënduar psikologjikisht. E shkruam letrën sepse besojmë në drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë.
Nga shkolla e me radhë nuk janë marrë masa. Unë do bëja dorëheqje të moralshme që te dera e shkollës e me radhë zinxhiri. Jo nuk e kam parë videon. Avokati pret informacione dhe asnjë detaj nuk kemi. Mora çantën e shkollës, akoma nuk kam marrë telefonin. Nusja ime akoma nuk ka marrë veten, i rrinë 4 veta mbi kokë që t’ja humbin sado pak mendjen.
Këtu në shtëpi nuk jetohet më. Dua që Martini të jetë shembull e mburojë për të gjithë martinat e tjerë. Gofoundme po e drejton nusja e vëllait tim, është doktoreshë atje. Mesazhi im është të kemi sa më shumë harmoni me njerëzit, mos paçin fatin e Martinit. Ai ishte humori jonë, ai ishte drita e syve tanë’‘,-u shpreh babai i Martinit.