1 muaj pa viktima nga Covid-19, humb jetën i moshuari. Kraja: I pavaksinuar

Pas 1 muaji pa viktima nga Covid-19, në 24 orët e fundit ka humbur jetën një i moshuar, i cili ishte i pavaksinuar. Infeksionisti Dhimitër Kraja, thotë se ditët e fundit mjekët e spitalit Covid-1 po përballen me një situatë të re. Numri i pacientëve që kanë nevojë për shërbim spitalor por rritet nga dita në ditë, ndërsa të gjithë të shtruarit rezultojnë të pavaksinuar.

“Prej disa ditësh ndodhemi në një moment të tillë, që në spital ka disa të dhëna të reja. Nga pikëpamja statistikore kemi një shtim të vlerësueshëm të rasteve. Një karakteristikë të e përbashkët e tyre është se të sëmurët janë të gjithë të pavaksinuar. Virusi qarkullon ende në Shqipëri, duke ruajtur infektueshmërinë e tij”, thotë Kraja për A2.

Javët e fundit të infektuarit e rinj kanë shenjat tipike të “Deltës”, të cilat ndryshojnë nga mutacioni britanik dhe ai fillestar i Sars-Cov-2. Nuk shfaqet më heqje nuhatje dhe shije, por me rrugë, dhimbje koke, fyti, temperaturë dhe më pas kollë.

SHKARKO APP