1 muaj pas dasmës efektivi u v*a për rrugën, autori fshihet në bunkerët e Apolonisë

Nevrus Cenalia, u shua në lule të rinisë dhe një muaj pasi ishte bërë dhëndër. Efektivi i forcave ”Shqiponja” u vra nga 23-vjeçari, Azgan Mërnica. Dhimbja që ka shkaktuar ky krim është i madh. Familja e 28-vjeçarit ka hapur dyert e mortit. Një muaj më parë, familja e tij gëzonte dhe priste urime për martesën e 28-vjeçarit, që dje jeta iu pre në mes.

Efektivi ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

12 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, mes tyre familjarë të Azgan Mërnica. Ka dyshime që 23-vjeçari fshihet në bunkerët e Apolonisë. Autori i dyshuar i krimit ka qenë në makinë bashkë më nënë e tij. Sipas dëshmisë, ajo ka tentuar ta ndalojë të birin të mos dilte nga makina, por përpjekja e saj ka rezultuar pa sukses.

SHKARKO APP