1 në 2 qytetarë në Tiranë është beqarë

1 në 2 qytetarë në Tiranë është beqar. Fjala sipas Censit është për moshën 18 deri në 34-vjeç që rezulton e pamartuar ndonjëherë sipas statusit të gjendjes civile.

Janë meshkujt ata të cilët mbizotërojnë me këtë status ku vetëm në qarkun e Tiranës numërohen rreth 163361 të tillë ndërsa femra 150 mijë.

“Ne breza të tërë jemi edukuar me modelin shkollohesh, martohesh e lind fëmijë, sot të rinjtë nuk mendojnë këtë gjë. Por përkundrazi mendojnë si të shkollohen më shumë, të krijojnë një bazë ekonomike më të mirë, si të avancojnë profesionalisht”, thotë për A2 CNN sociologia Entela Binjaku.

SHKARKO APP