1 Qershori, Manastirliu me fëmijët e ”Zyber Hallullit” (FOTO)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të 1 Qershorit organizoi aktivitete të shumta me fëmijët e institucioneve të përkujdesit shoqëror kudo në vend. Ministrja Manastirliu ishte me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në një ditë ndryshe, ku dhuratat dhe argëtimi nuk munguan.

Ajo shoqëroi dhe u kujdes për fëmijët, në aktivitetet e organizuara në Tiranë për festën e 1 Qershorit. “Po punojmë çdo ditë për fuqizimin e familjeve me qëllim që këta fëmijë të rikthehen në familjet biologjike”,-u shpreh ministrja.

Në fjalën e saj ministrja theksoi se për fëmijët pa kujdes prindëror po punohet për t’u ofruar kujdes alternativ nëpërmjet identifikimit të familjeve kujdestare. ”Puna jonë do të vazhdojë që çdo fëmijëve t’i sigurohen të drejtat dhe mbrojtja e tyre”,-tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ishte e pranishme edhe në festën e organizuar në Spitalin Pediatrik nga ku i uroi fëmijëve shërim të shpejtë dhe siguroi gjithë mbështetjen për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për fëmijët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?