“1 qershori” në Bajram Curri, dhurata nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë

1 qershori është pritur me festime për fëmijët në qytetin e Bajram Currit.

Këngëve dhe valleve të tyre i janë shtuar edhe dhuratat që janë shpërndarë nga Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha për kopshtin numër 2 në këtë qytet.

Donacioni për fëmijët e këtij kopshti përfshinte krevatë, dyshek, batanije, çarçaf dhe lodra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalës së saj Liri Berisha shprehu gatishmërinë për ti ardhur sërish në ndihmë fëmijëve tropojanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kopshti nr 2 në qytetin e Bajram Currit është rikonstruktuar para pak ditësh me financim të qeverisë së Austrisë dhe Zvicrës, përmes programit të zhvillimit rajonal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?