1 Qershori. Rrugët ku bllokohet trafiku në Tiranë

 

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Tiranë do të organizohen një sërë aktivitetesh social kulturore, e cila do të kulmojë me “Paradën e Shkollave”.
Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për devijimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.
Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për devijimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 12:30 për mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada e Shkollave” në segmentet e mëposhtme:
-Sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Deshmorët e Kombit” deri në kryqezimin me Bulevardin “Bajram Curri”.
Përsa i përket devijimit të sheshit “Nënë Tereza” dhe segmentit të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, qarkullimi automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova” dhe “Papa Gjon Pali II”.
Mjetet e transportit publik do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rugova” për në Bulevardin “Bajram Curri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?