1 Qershori, Spahiu-Ramës: O mjeshtër, do të doja që sot…

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook shkruan se kreu i qeverisë Edi Rama, në urimin e ”Mirëmëngjesëve”, sot për 1 Qershorin la në harresë fëmijët e minatorëve.

”Sot, Ti mjeshtri i “Mirëmëngjeseve” doja t’ju drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë pasi babai i tyre ka humbur jetën në minierë. Sot, Ti mjeshtri i “Mirmëngjeseve” doja ti drejtoheshe fëmijëve të minatorit me këmbë të sakatuar në minierë që prej tre ditësh as një vizitë në spital nuk ja bëre dot. Sot, Ti mjeshtri i “Mirmëngjeseve” doja ti drejtoheshe të gjithë fëmijëve të minatorëve që prindërit e tyre çdo ditë bëjnë punën më të rëndë, të pambrojtur me status të veçantë, pa Statusin e Minatorit…!!! Vazhdo, bashkëqeveris me qytetarët, se kanë mbetur dhe ca, sa për të mbushur takimet ku ti shkon”,-shkruan deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?