1 rast dhe veç 2 të shtruar, në qarkun e Fierit dhe Gjirokastrës nuk ka më Covid-19
Edhe 24 orëshi i fundit është me një bilanc pozitiv si kurrë më parë, me vetëm 1 rast të ri nga Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime.
Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Nga ana tjetër, po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa qarqet si Fieri dhe Gjirokastra nuk ka më raste aktive nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (23 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1960
Testime totale 783,516
Raste pozitive 132,497
Raste të shëruara 129,955
Raste aktive 87
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 28
Shkodër 26
Durrës 10
Lezhë 7
Berat 6
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1