1 ton drogë drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion SPAK, ka mbyllur hetimet e dosjes së personave që tentuan të trafikojnë në Greqi mbi 1 ton kanabis. 6 të pandehurit u arrestuan për ngjarjen e ndodhur në shkurt të vitit të kaluar. Të pandehurit janë; Bashkim Murataj, Gentian Ramadani, Adrian Sako, Zija Hidri, Andrea (Renato) Muço e Mariglen Sako. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka dërguar më datë 11.05.2020, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, procedimin penal nr. 69 të vitit 2019, duke kërkuar dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurëve:

Bashkim Murataj, I AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të K.Penal

Gentian Ramadani, Adrian Sako dhe Zija Hidri, TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.

Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako, Të AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 300/1 e 25 të Kodit Penal.

Ne kuadër të ketij procedimi penal, gjenden me masë sigurimi “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, tre prej të pandehurëve, konkretisht shtetasit Gentjan Ramadnai, Adrian Sako dhe Zija Hidri. Për të pandehurit si më sipër, është kërkuar dërgimi i çështjes për gjykim, pasi më 12.02.2019 duke u gdhirë data 13.02.2019, të pandehurit Adrian Sako dhe Zija Hidri, në bashkëpunim me të pandehurit Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal nga ana e të pandehurit Bashkim Murataj, kanë tentuar të trafikojnë 104 (njëqind e katër) thasë të mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, në peshën e përgjithshme 1074.2 kg, nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar Kapshtice. Të pandehurit Andrea Muço dhe Mariglen Sako, megjithëse në dijeni të faktit kriminal të mësipërm, nuk kanë kallzuar në lidhje me faktin në organet e ndjekjes penale.

SHKARKO APP