1 viktimë dhe 319 raste të reja në 24 orë, 17 pacientë në gjendje të rëndë
Betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar vetëm një pacient i shtruar në spitalin Covid. ”Një qytetar nga Tirana 66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Janë kryer 3,843 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë. ”145 në Tiranë, 23 në Fier, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Elbasan, 7 në Mallakastër, Vlorë, 6 në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, Lushnje, Kuçovë, 4 në Tropojë, Gjirokastër, në Vorë, Dibër, 3 në Devoll, Belsh, 2 në Kukës, Lezhë, Rroskovec, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Gramsh,1 në Malësi e Madhe, Pukë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, Dimal, Cërrik, Librazhd”.
Janë 5,270 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 221 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,484 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 319
Të shëruar në 24 orë 221
Të shtruar në spitale 126
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,843
Testime totale 1,452,061
Raste pozitive 206,935
Raste të shëruara 198,484
Raste Aktive 5,270
Humbje jete 3,181
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,527
Fier 608
Durrës 362
Shkodër 350
Elbasan 307
Berat 247
Vlorë 237
Gjirokastër 229
Lezhë 140
Korçë 120
Kukës 70
Dibër 73