1 viktimë dhe 39 raste të reja në 24 orët e fundit, 71 të shtruar
Vijojnë që shifrat e Covid-19 të jetët të ulëta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën në 24 orët e fundit nuk e ka fituar vetëm 1 pacient i prekur nga virusi vdekjeprurës dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2436 viktima. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid-19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës”.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 3169 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (18 Maj 2021)
Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 71
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,169
Testime totale 682,565
Raste pozitive 132,071
Raste të shëruara 126,405
Raste Aktive 3,230
Humbje jete 2,436
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2509
Korçë 142
Shkodër 132
Fier 74
Lezhë 71
Vlorë 66
Gjirokastër 66
Elbasan 57
Berat 51
Durrës 30
Kukës 20
Dibër 12