1 viktimë dhe 57 raste të reja në 24 orë, vetëm 107 pacientë të shtruar

Vijon ulja drastike e shifrave nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën në 24 orët e fundit nuk e ka fituar vetëm një pacient dhe numri i jetëve të humbura nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, shkon në 2412. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64-vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë. “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (09 Maj 2021)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 57
Të shëruar në 24 orë 963
Të shtruar në spitale 107
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1,952
Testime totale 658,828
Raste pozitive 131,723
Raste të shëruara 117,089
Raste aktive 12,222
Humbje jete 2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10244
Shkodër 341
Fier 294
Korçë 234
Gjirokastër 245
Durrës 199
Vlorë 189
Elbasan 134
Lezhë 101
Berat 91
Dibër 85
Kukës 65

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?