1 viktimë dhe 92 raste të reja, humb betejën aktori Guljelm Radoja
Vijon ulja e shifrave të pandemisë së Covid-19 në Shqipëri. Betejën në 24 orët e fundit me virusin vdekjeprurës nuk e fitoi aktori i mirënjohur, Guljelm Radoja dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë nga Covid-19, shkon në 2403. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, nuk e ka fituar betejën me Covid-19 aktori Guljelm Radoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve”.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 2,851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 92 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (05 Maj 2021)
Raste të reja ditore 92
Të shëruar në 24 orë 842
Të shtruar në spitale 112
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,851
Testime totale 646,814
Raste pozitive 131,419
Raste të shëruara 113,468
Raste aktive 15,548
Humbje jete 2,403
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13096
Fier 607
Shkodër 370
Durrës 246
Korçë 238
Gjirokastër 242
Vlorë 240
Elbasan 132
Dibër 98
Kukës 96
Berat 95
Lezhë 88