1 viktimë në 24 orë, 740 raste aktive nga Covid-19 në Shqipëri

Pas dy ditëve pa viktima nga Covid-19, në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës nuk e ka fituar një pacient. Numri i jetëve të humbura nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë shkon në 2448. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid-19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 2807 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (28 Maj 2021)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 41
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,807
Testime totale 712,271
Raste pozitive 132,285
Raste të shëruara 129,097
Raste aktive 740
Humbje jete 2,448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 343
Korçë 91
Shkodër 82
Vlorë 40
Elbasan 36
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 27
Fier 18
Kukës 11
Durrës 16
Dibër 4

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?