1 vit burg për Salianjin, Noka: Kush kishte mëdyshje se pse i duhej Ramës drejtësia tashmë e ka përgjigjen

Dënimi me 1 vit burg për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji ka shkaktuar reagime të forta në radhët e selisë blu. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka se ky vendim i jep përgjigje pyetjes së pse i duhej kapja e drejtësisë Edi Ramës.

“Kush kishte mëdyshje se pse i duhej Ramës drejtësia tashmë e ka përgjigjen. Të mbrojë veten dhe anëtarët e bandës së tij dhe të sulmojë e burgosë kundërshtarët e tij. Kush kishte dyshime se Reforma në Drejtësi u kthye në Ramaforme përsëri tani e ka përgjigjen.

Ervin Salianji zbuloi që vellai i Fatmir Xhafës i ishte shmangur drejtësisë Italiane ku duhej të vuante dënimin për trafik droge, dhe nën mbrojtjen e vëllait ministër, drejtonte trafikun e drogës nga Vlora. Për këto arsye dhe për t’i shprehur besnikëri Ramës, dhe për t’u hakmarrë për shqetësimet e mëdha që i krijoi “shefit të madh”, gjykata e dënoi me 1 vit burg.

Saimir Tahiri mbushi me drogë gjithë Shqipërinë, e ktheu Shqipërinë në korridorin kryesor të tranzitit të drogave të forta, e ktheu në parajsën e krimit të organizuar .Vetë personalisht drejtonte një nga grupet kryesore të trafikut drogës drejt Italisë, të cilëve ju kishte vënë në dispozicion edhe mjetet e tij, makinën dhe skafin. Nën mbrojtjen e “shefit të madh” Saje Qorri u dënua me shërbim prove.

Ta gëzojmë Ramaformën”, shprehet ish-deputeti demokrat, Flamur Noka.

SHKARKO APP