1 vit Covid-19 në Shqipëri, mbi 112 mijë të infektuar dhe gati 2000 viktima

Më 9 mars 2020, Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me Covid-19, ku babai dhe djali kishin ardhur nga Firence e Italisë, pas testeve të kryera më datë 8 mars. Më 10 mars të gjithë qytetarët u njoftuan për politikën e re të bllokimit. Lëvizja e mjete private dhe publike u bllokuan, dhe të vetmet që lejoheshin të qarkullonin ishin ambulancat dhe automjetet për shpërndarjen e sendeve të domosdoshme. Dhe kështu muaj pas muaj, teksa shifrat rriteshin, edhe masat e qeverisë u shtonin.

Sot kur e gjithë bota është në luftë dhe në Shqipëri për 365 ditë janë 112 897 të infektuar në total prej të cilëve 75190 janë shëruar dhe 1939 persona kanë ndërruar jetë. Shkurti i 2021 është muaji i rekordeve të kësaj pandemie, me 25369 të infektuar dhe 416 viktima.

Mbërritja e virusit në Shqipëri në 9 mars vuri në alarm qeverië e cila menjëherë pezulloi mësimin në të gjithë sistemin arsimor në vend, mbylli aktivitete kulturore dhe sportive ndërsa u pezulluan dhe fluturimet me disa vende të konsideruar zone e kuqe.

Rritja e rasteve me Covid-19 ditë më vonë çoi në ashpërsim të masave. Në 13 mars u ndalua lëvizja e lirë e qytetarëve, u mbyllën bare dhe institucione, ndërsa në rrugë doli policia. 4 ditë më pas qeveria vendosi të kalojë të gjithë vendin në karantinë totale fillimisht për një periudhë 2 javore dhe më tej ka vijuar me masa të përcaktuara në bazë të ecurisë së shpërndarjes së virusit vdekjeprurës.

Një vit nga nisja e qarkullimit të Covid-19 në vend, shkollat vijojnë me mësimin e alternuar, universitete vetëm online dhe lëvizja e lirë është e ndaluar pas orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Veç masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19 që prej 11 janarit ka nisur dhe injektimi i vaksinës anti-covid, fillimisht tek bluzat e bardha dhe të moshuarit mbi 80-vjeç dhe pritet të shtrihet tek mësuesit dhe personat mbi 65-vjeç. Deri më tani janë kryer 19,663 vaksinime.

SHKARKO APP