1 vit në rrugë për të mbrojtur banesat, banorët e Astirit vijojnë qëndresën
Qëndrestarë mes streseve dhe halleve që ka gjithsecili, kurajon dhe forcën e kanë gjetur duke u mbështetur tek njëri-tjetri dhe të bashkuar.
Sot, më 3 nëntor bëjnë plot një vit në rrugë, të mobilizuar me të gjitha kapacitetet duke protestuar edhe sot si ditën e parë për shtëpitë tyre, mobilizim si kurrë më parë, ata janë njerëzit që e denoncuan një projekt të dyshimtë si ai i zgjerimit të të Unazës së Madhe.
12 muaj revoltë kanë ngjallur shpresë për familjet shqiptare, duke treguar me krenari dhe dinjitet mobilizim absolut në mbrojtje të pronave të tyre.
Ndiqni videon përmbledhëse nga 12 muaj të paprecedentë proteste:
Protesta e sotme
Ashtu si para 1 vite, ka nisur pak minuta më parë ka nisur edhe protesta e banorëve të Unazës së re. Ata kësaj here kanë menduar të zhvillojnë protestën në një mënyrë tjetër pasi sot shënohet edhe 1 vit rezistencë.
Banorët e Unazës së re kanë nisur protestën duke shfaqur një dokumentar ku janë përmbledhur të gjitha protestat e tyre përgjatë 1 viti, dhuna dhe kundërshtimet e tyre me forcat e rendit.
Një vit në protestë, një vit qendresë heroike për të mbrojtur pronën. Edi Rama i dhunoi, i arrestoi, përdori çdo strukturë shtetërore por nuk i mposhti dot sepse nuk mposhten ata të cilët protestojnë për djersën e tyre.
Banorëve u janë bashkuar edhe ish deputetë të opozitës, mes tyre, si në çdo mbrëmje, në krah të banorëve të Unazës së Re është edhe ish deputeti demokrat Klevis Balliu.
Ndërkohë edhe sot, ka prani të lartë të forcave të Policisë.