1 vit nga tërmeti, inxhinieri tregon për sa ballë duhen projektuar ndërtesat e reja

Shumë ekspertë të sizmiologjisë dhe inxhinierisë thonë se vërtetë lëkundjet vinë nga tërmeti por vdekjet i shkaktojnë ndërtimet e këqija. Inxhinieri i njohur, Fitim Ballo ka shpjeguar se ndërtimet në Durrës duhet të projektohen për 8 ballë dhe në Tiranë për 7 ballë.

”Inxhinierët, projektuesit, cilidoqoftë, duhet ti projektojnë objektet për 7 ballë në Tiranë dhe për 8 ballë në Durrës. Nuk mund t’i bësh dot në Durrës për 9 e 10 ballë. Pse? Sepse nuk jemi ne shtet aq i pasur se ka kosto. Nuk mund të bësh mbrojtje të një qyteti njëherë në 100 vjet, se do ta kthesh pastaj në beton. Ka rregulla, shkon kosto, me dëmin shkon thuajse barabartë me të. Prandaj janë vendosur këto kushte teknike ndërtime dhe standarde projektimi në Shqipëri”,-tha Ballo.

Inxhinieri theksoi se në zonat ku po ndërtohet momentalisht duhet të vendosen argjinatura pasi rrezikohen nga përmbytja, e cila sipas tij ka rrezikshmëri të njëjtë me tërmetin.

SHKARKO APP