1 vit pandemi në Shqipëri dhe shpresa për vaksinën

Sot bëhet një vit që kur Shqipëria kapi rastin e parë me Covid-19. Tani me vaksinimin anti-covid jemi shumë larg vendeve të Europës. Më 11 janar u hap fushata e vaksinimit, kryeministri Rama e injektoi i pari dhe më pas mjekët e spitaleve Covid.

Mbi 20 mijë persona janë vaksinuar deri tani, personel mjekësor dhe të moshuarit në azile. Qeveria ka premtuar vaksinim intensiv deri në qershor, por duket se më herët do të prekemi nga Covid-19, sesa të imunizohemi nga vaksina.

Në 1 vit pandemi, janë prekur nga virusi vdekjeprurës më shumë se 113 mijë persona dhe 35 mijë janë të sëmurë aktivë. Por, me llogaritjet e epidemiologëve, infektimet në popullatë janë 10 herë më të larta se shifrat zyrtare. Në vitin e parë të pandemisë, kanë humbur jetën mbi 1900 qytetarë.

SHKARKO APP